Qeveria e Kosovës ka shpallur Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) si organizatë terroriste, gjatë një mbledhjeje të mbajtur në Prishtinë.
Vendimi është mirëpritur nga Izraeli. Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit ka deklaruar se e mbështet këtë hap, duke theksuar se komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkohet në luftën kundër, siç u shpreh ajo, regjimit iranian.




