Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje udhëheqjes së Iranit për lirimin e disa grave që, sipas tij, përballen me ekzekutim, duke e cilësuar këtë si hap të mundshëm për rifillimin e negociatave mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.
Në një reagim në rrjetin social Truth Social, Trump ka kërkuar që këto gra të mos dëmtohen, duke shtuar se një veprim i tillë do të ishte fillim pozitiv për bisedimet e ardhshme.
Deklarata e tij erdhi pas një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej se autoritetet iraniane po përgatiten të ekzekutojnë disa gra, identiteti i të cilave nuk është bërë publik.




