Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se viti aktual pritet të jetë më sfiduesi për sektorin e energjisë elektrike në Kosovë, për shkak të investimeve të mëdha dhe problemeve të trashëguara në sistem.
Ajo ka thënë se periudha aktuale është e vështirë si pasojë e faktorëve të brendshëm dhe ndërkombëtarë, si dhe sfidave të mëhershme në këtë sektor.
Sipas saj, investimet që po realizohen do të ndikojnë përkohësisht në furnizim, pasi disa njësi prodhuese do të jenë jashtë funksionit gjatë punimeve.
Artane Rizvanolli ka shtuar se, pavarësisht vështirësive të këtij viti, situata pritet të përmirësohet në vazhdim, duke theksuar se vitet e ardhshme do të sjellin furnizim më stabil me energji elektrike.




