Kombëtarja e Kosovës në futboll (femrat) ka shënuar përparim në renditjen botërore të FIFA, duke u ngjitur për 11 pozita.
Sipas rezultateve më të fundit, përfaqësuesja e Kosovës në futboll për vajza tashmë renditet në vendin e 81-të, si rezultat i paraqitjeve pozitive dhe performancës së vazhdueshme në ndeshjet ndërkombëtare.




