Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk pret ndryshime të rëndësishme lidhur me çështjen e Presidentit deri në përfundimin e afatit kushtetues.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai u shpreh se procesi mund të zgjasë deri në fund të afatit ligjor, pa ndonjë veprim konkret nga kryeministri Albin Kurti.
Haradinaj shtoi se Kurti mund t’i kërkojë ushtrueses së detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu, të thërrasë partitë për konsultime, por theksoi se nuk sheh përpjekje serioze për zgjidhje të situatës.




