Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës do të ndikojë në rritjen e kapaciteteve institucionale për parandalimin dhe reagimin ndaj shkeljeve mjedisore.
Ai theksoi se ky mekanizëm, i ndërtuar në bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Mjedisit, synon që çdo shkelje apo abuzim ndaj mjedisit të trajtohet pa përjashtim.
Sveçla shtoi se institucioni që ai drejton do të ofrojë mbështetje të plotë, në mënyrë që çdo rast të trajtohet dhe përgjegjësit të përballen me pasojat ligjore.




