Inspektorati Qendror i Punës ka zhvilluar një aksion të jashtëzakonshëm 48-orësh në të gjithë Kosovën, duke u fokusuar plotësisht në sektorin e ndërtimtarisë si një nga fushat me rrezikshmëri të lartë.
Sipas raportit, të gjitha ndalimet e punimeve shoqërohen me procedura për kundërvajtje, ndërsa subjektet që kanë shkelur rregullat do të procedohen në gjykatë.
Autoritetet kanë bërë të ditur se riinspektimet do të vazhdojnë në ditët në vijim, për të verifikuar eliminimin e parregullsive dhe përmirësimin e kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë.




