Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), së bashku me disa organizata të shoqërisë civile, kanë reaguar ndaj procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media (KPM), duke e cilësuar atë si të komprometuar dhe të ndikuar politikisht.
Në reagim thuhet se procesi nuk ka përmbushur standardet e transparencës dhe meritokracisë, ndërsa janë ngritur shqetësime për ndikim politik në përzgjedhjen e kandidatëve.
Organizatat kërkojnë që procesi të rishikohet nga fillimi, duke paralajmëruar se zhvillimet aktuale mund të cenojnë pavarësinë e KPM-së dhe lirinë e medias në Kosovë./EO/




