Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në seancën e radhës, e cila fillon në ora 10:00.
Në rend dite janë disa projektligje që pritet të shqyrtohen në lexim të dytë, përfshirë: masat e përkohshme për produktet themelore në raste destabilizimi të tregut, sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, ndryshime në ligjin për kontabilitet dhe auditim, shërbimet e pagesave, Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, financimin e resurseve ujore, banimin social, shtetësinë e Kosovës, lëndët plasëse dhe Provimin e Maturës Shtetërore.




