Shefi i GP të PDK-së, Arian Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për, siç tha, mungesë konsistence në qëndrimet lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit.
Ai theksoi se Kurti ka ndryshuar deklarimet e tij ndërkohë që opozita, sipas tij, ka qenë e hapur për marrëveshje. Tahiri e cilësoi situatën si “dramë politike” dhe mungesë serioziteti në trajtimin e çështjes.




