Këtë të enjte në Gjykatën Themelore në Prizren do të vazhdojë seanca për rastin e vdekjes së Auron Thaqit, me fillim nga ora 13:15.
Për këtë rast janë të akuzuar Enes Ay dhe Hajrullah Brcani, të cilët janë deklaruar të pafajshëm.
Auron Thaqi kishte ndërruar jetë më 7 korrik 2024, pasi ishte plagosur rëndë me thikë.




