Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka kritikuar mënyrën e propozuar për përzgjedhjen e bordit në kuadër të projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të destabilizimit të tregut.
Ai ka thënë se vendimmarrja i lihet një numri të vogël anëtarësh të bordit, të cilët do të përcaktojnë kriteret për çmimet e arsyeshme dhe ato të paarsyeshme.
Mustafa ka ngritur edhe shqetësime për efektivitetin e masave për mbrojtjen e qytetarëve nga rritja e çmimeve, duke përmendur si shembull çmimin e naftës.
Ai gjithashtu ka pyetur pse procedura e përzgjedhjes së anëtarëve të bordit nuk i lihet Kuvendit, në vend që të iniciohet dhe administrohet nga Qeveria./EO/




