Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Shtetësinë, me 69 vota për, dy kundër dhe asnjë abstenim.
Nga shumica u theksua se projektligji synon lehtësimin e procedurave për marrjen e shtetësisë dhe forcimin e lidhjes së qytetarëve, veçanërisht të diasporës, me shtetin.
Megjithatë, partitë opozitare kanë kundërshtuar projektligjin, duke ngritur shqetësime për procedurat e përshpejtuara dhe mungesën e trajtimit të plotë të çështjeve të ngritura gjatë shqyrtimit.
Pavarësisht kritikave, projektligji është miratuar në Kuvend./EO/




