Një 21-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në qytetin Helsingborg në Suedi, ndërsa një vajzë rreth 25 vjeçe ka mbetur e plagosur.
Ngjarja ka ndodhur para mesnatës dhe autoritetet kanë nisur hetimet pa pasur ende të dyshuar. Viktima, me origjinë nga Fier, jetonte prej vitesh në Suedi.
Trupi i tij është kthyer në Shqipëri, ndërsa ceremonia e varrimit pritet të mbahet të premten.




