Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, janë përplasur gjatë debatit për projektligjin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Haxhiu tha se deputetët duhet të përfaqësojnë qytetarët dhe jo qëndrimet e zyrës së BE-së, ndërsa kërkoi reflektim për miratimin e ligjit.
Deliu-Kodra shprehu shqetësim për mungesë transparence dhe rreziqe për paranë publike, duke përmendur edhe vërejtjet e BE-së për projektligjin./EO/




