Lumnije Bunjaku, bashkëshortja e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ka rrëfyer kujtimet për jetën dhe sakrificën e tij, në prag të vendimit gjyqësor për rastin “Banjska” që pritet të shpallet më 24 prill.
Ajo e përshkruan bashkëshortin e saj si trim dhe të përkushtuar ndaj detyrës, duke thënë se ai “ka qenë gjithmonë hero”, shumë kohë para se të shpallej zyrtarisht i tillë nga shteti.
Bunjaku u vra gjatë sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit në vitin 2023. Për rastin janë ngritur aktakuza ndaj disa personave, ndërsa gjykata pritet të japë vendimin për tre të akuzuar./EO/




