Më 23 prill 2026, në Stacionin Policor Prizren-Veri u realizua një vizitë nga nxënës të një kolegji në Prizren, ku morën pjesë 47 nxënës dhe 2 mësuese.
Gjatë vizitës, nxënësit u informuan për rregullat e trafikut dhe rëndësinë e respektimit të tyre për sigurinë rrugore. Po ashtu, u mbajt prezantim me temë “Siguria në trafik”, me fokus në edukimin e hershëm dhe parandalimin e aksidenteve.
Ky aktivitet kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë në komunikacion, afrimin e nxënësve me institucionet e rendit dhe nxitjen e respektimit të rregullave të trafikut.
Policia e Kosovës ka vlerësuar bashkëpunimin me institucionet arsimore dhe ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të ngjashme edukative.




