Sot në Stacionin Policor Prizren-Veri u mbajt një takim pune me anëtarët e Këshillave Lokale për Siguri (KLSP), në kuadër të zbatimit të Strategjisë së Policimit në Bashkësi dhe të Udhëhequr nga Inteligjenca.
Takimi u udhëhoq nga Komandanti i Stacionit, Kapiten Haxhi Kabashi, së bashku me stafin e tij, ku morën pjesë përfaqësues nga dy KLSP-të e zonës.
Gjatë takimit u diskutuan shqetësimet dhe problemet e komunitetit, të cilat u prezantuan nga përfaqësuesit lokalë.
Policia u zotua se do të ndërmarrë masa për adresimin e çështjeve në kompetencën e saj, ndërsa çështjet e tjera do t’u përcillen institucioneve përkatëse.
Takimi u vlerësua si konstruktiv dhe palët u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit për rritjen e sigurisë në komunitet.





