Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka pritur në takim Drejtorin e Doganës së Shqipërisë, Besmir Beja, në vizitën e tij të parë zyrtare pas marrjes së mandatit.
Gjatë takimit, palët vlerësuan bashkëpunimin ekzistues ndërmjet dy administratave dhe theksuan nevojën për thellimin e tij në të ardhmen, duke vënë në pah potencialin për zhvillim të përbashkët.
U diskutua edhe integrimi i proceseve doganore, i cili sipas tyre ka ndikuar në rritjen e shkëmbimeve tregtare, përfshirë zhdoganimin në Portin e Durrësit dhe lehtësimin e transitit.
Po ashtu, u identifikuan fusha të reja bashkëpunimi me fokus në lehtësimin e tregtisë dhe rritjen e transparencës, ndërsa palët u zotuan për koordinim të mëtejmë dhe plan të përbashkët veprimi./EO/




