Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca gjyqësore ndaj të akuzuarës Jelen Gjukanoviq, e cila po përballet me akuzën për spiunazh.
Në fjalën përfundimtare, Prokuroria ka kërkuar dënimin maksimal prej 25 vjetësh burgim, duke e cilësuar rastin si të rëndësishëm për sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të vendit.
Sipas prokurorisë, dënimi i ashpër është i domosdoshëm për të mbrojtur institucionet dhe qytetarët dhe për të dërguar mesazh se veprimtari të tilla nuk do të tolerohen në Kosovë.
Aktgjykimi për këtë rast pritet të shpallet më 27 prill 2026, në ora 13:15.
Gjukanoviq është arrestuar më 28 shkurt 2025 në pikën kufitare të Jarinjës dhe dyshohet për bashkëpunim në veprimtari spiunazhi./EO/




