Ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina, ka reaguar lidhur me aktgjykimin që pritet të shpallet më 24 prill në rastin “Banjska”, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për përcaktimin e përgjegjësisë penale dhe ndërtimin e një narrative juridike për ngjarjen. Ai thekson se vendimi do të ketë peshë për të pandehurit që ndodhen në Kosovë dhe për ecurinë e mëtejshme të procesit gjyqësor.
Megjithatë, Morina ka ngritur si problem kryesor faktin se të dyshuarit kryesorë ndodhen në Serbi, duke e bërë të vështirë zbardhjen e plotë të rastit. Sipas tij, mungesa e marrëveshjes për ekstradim dhe kufizimet juridike e komplikojnë procesin, duke lënë drejtësinë të pjesshme nëse nuk përfshihet i gjithë zinxhiri i përgjegjësisë për sulmin.




