Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka kritikuar ashpër mënyrën e komunikimit ndërmjet partive politike në Kosovë, duke e cilësuar atë si të ulët dhe larg interesit shtetëror. Ai tha se mungesa e një qasjeje serioze institucionale ka ndikuar në përkeqësimin e situatës politike në vend.
Duke folur për krizën rreth zgjedhjes së presidentit, Kryeziu ka theksuar se përgjegjësia kryesore bie mbi partinë më të fuqishme në Kuvend, Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti. Sipas tij, mungesa e kompromisit dhe mënyra e zhvillimit të takimeve politike kanë çuar në dështim të marrëveshjeve dhe rrezik për zgjedhje të reja.




