Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot dy seanca. Në orën 10:00 do të mbahet një seancë e veçantë me ceremoni përkujtimore për ish-kongresmenin amerikan Eliot Engel, ndërsa nga ora 11:00 vazhdon seanca plenare.
Deputetët pritet të shqyrtojnë projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve me BE-në, si dhe disa emërime institucionale, përfshirë në Këshillin Gjyqësor, RTK dhe KPM.
Në rend dite është edhe një rezolutë për përkujdesjen ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.




