Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka akuzuar opozitën për bllokimin e qëllimshëm të konstituimit të Kuvendit, duke thënë se qëllimi i saj është të pengojë vazhdimin e qeverisjes së pas vitit 2021, raporton Ekonomia Online.
“Çështja nuk është një emër, çështja është se opozita po dëshiron ta kthejë situatën para 14 shkurtit 2021. Ata po bëjnë çmos për të penguar konstituimin e Kuvendit dhe Qeverinë Kurti 3,” tha Haxhiu.
Ajo shtoi se opozita, në vend se të sfidojë me pyetje parlamentare dhe debate, po e mban peng Kuvendin, ndërsa për të si ministre në detyrë është e rëndësishme t’i japë llogari këtij institucioni.




