Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për 24 prill 2026.
Sipas vendimit, nga ora 10:00 hyjnë në fuqi këto çmime tavan:
Nafta (dizel): 1.63 € për litër
Benzina: 1.40 € për litër
Gasi: 0.87 € për litër
MINT ka theksuar se asnjë pikë shitëse nuk lejohet të shesë mbi këto vlera, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve nga rritjet e pakontrolluara të çmimeve.
Qytetarët janë ftuar të raportojnë çdo shkelje përmes emailit dhe numrit të kontaktit të ministrisë.




