Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 93 vota për, pa asnjë kundër apo abstenim, amendamentin e Marrëveshjes Financiare me Bashkimin Evropian për programin IPA 2020.
Ndryshimi parasheh zgjatjen e afatit për kontraktimin e projekteve edhe për tre vite, për shkak të vonesave në realizim. Një nga projektet kryesore që përfiton është ai i ngrohjes qendrore në Prishtinë, me vlerë 17.6 milionë euro grant.
Përfaqësues nga partitë opozitare mbështetën marrëveshjen, duke theksuar rëndësinë e saj për zhvillimin e projekteve, por njëkohësisht kërkuan rritje të efikasitetit në shfrytëzimin e fondeve.




