Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë projektligjin për energjinë me 58 vota për, 15 kundër dhe një abstenim.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka kërkuar nga deputetët që ta mbështesin projektligjin.
Ndërkohë, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar procedurat, duke thënë se ligji po trajtohet pa debat të mjaftueshëm dhe me mungesë konsultimesh me akterët relevantë.




