Samadrexha është kualifikuar në finalen e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll për femra, pasi mposhti Ferizajn me rezultat 32:29 në gjysmëfinale.
Ndeshja u zhvillua në “Bill Clinton”, ku Samadrexha krijoi epërsi në pjesën e parë dhe e ruajti avantazhin deri në fund, pavarësisht përpjekjeve të Ferizajt për rikthim.
Te fitueset u dallua Tina Hetemi me 8 gola, ndërsa finalja ndaj Istogut zhvillohet të dielën nga ora 17:15.




