Dy skuadrat e mëdha kosovare, KB Peja dhe KB Trepça, do të përballen sonte në gjysmëfinalen e dytë të play-off-it.
Në ndeshjen e parë ka triumfuar kampioni në fuqi, ndërsa Peja në “Karagaçi” synon të rikthehet dhe të barazojë serinë.
Dueli mes rivalëve të vjetër pritet të sjellë atmosferë të zjarrtë dhe rivalitet të madh, me të dy ekipet që kërkojnë finalen e madhe.
Ndeshja fillon në ora 19:30.




