Deputeti i VV-së, Vigan Qorrolli, i ka bërë thirrje opozitës për bashkëpunim në zgjedhjen e një presidenti konsensual, jashtë radhëve partiake.
Ai theksoi se vendi ka figura të denja jashtë politikës dhe se një zgjedhje e tillë do të dëshmonte pjekuri shtetërore dhe konsensus në interes të Kosovës.