Janë mbyllur tri ndeshjet e fundit të javës së 30-të në Superligë, ku favoritët kanë shënuar fitore të rëndësishme.
Drita mposhti Llapin 3-0 dhe ruan kreun me 57 pikë, ndërsa Ballkani fitoi ndaj Ferizajt po ashtu 3-0, duke mbetur në ndjekje me 52 pikë.
Fitore të vlefshme arriti edhe Malisheva, që mundi Dukagjinin 0-1 në udhëtim me gol në fund, duke u ngjitur në vendin e katërt me 46 pikë.




