Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë të arrijnë suksese në akademitë e vendeve të NATO-s.
Sipas tij, gjatë prillit, një oficer ka diplomuar në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa një tjetër në SHBA, ku është nderuar edhe me medalje për arritjet e saj.
Maqedonci theksoi se këto rezultate dëshmojnë profesionalizmin dhe përkushtimin në rritjen e kapaciteteve të FSK-së sipas standardeve të NATO-s.




