Ish-presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në skenën prestigjioze TED në Vancouver, ku ka ndarë historinë e Kosovës, nga dhimbja e së kaluarës deri te ndërtimi i lirisë dhe demokracisë.
Në një bisedë me Angus Hervey, ajo ka reflektuar mbi pyetjen se si mbrohet demokracia kur e vërteta vihet në provë.
Osmani theksoi se përvoja e Kosovës tregon qartë se e vërteta duhet të thuhet, të jetohet dhe të mbrohet çdo ditë.




