Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se çmimet e derivateve për ditën e sotme mbeten të pandryshuara.
Sipas përditësimit, nafta (dizel) kushton 1.66 euro për litër, benzina 1.44 euro, ndërsa gazi 0.86 euro për litër.
Këto çmime kanë qenë në fuqi edhe gjatë ditëve të kaluara, duke reflektuar stabilitet në tregun vendor të karburanteve.




