Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka folur në seancën e Kuvendit të Kosovës të thirrur për zgjedhjen e presidentit, e cila është bojkotuar nga partitë opozitare.
Ajo tha se mungesa e opozitës prodhon pasoja të drejtpërdrejta dhe pengon zhvillimin e një procedure kushtetuese, duke e shtyrë vendin drejt një krize të panevojshme politike.
“Mungesa e opozitës është një veprim që prodhon pasoja direkte, bllokon një procedurë kushtetuese dhe e shtyn vendin drejt një krize të panevojshme,” u shpreh Haxhiu.
Ajo shtoi se, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, deputetët janë të obliguar të jenë të pranishëm dhe të marrin pjesë në votim, përveç rasteve kur kanë leje të rregullt paraprake.




