Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka sqaruar se afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit nuk përfundon sonte, por nesër në mesnatë.
Sipas tij, afati 34-ditor i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese llogaritet në bazë të rregullave të punës së gjykatës, ku ditët fillojnë të numërohen nga dita pas vendimit përkatës.
Cakolli ka theksuar se, meqë aktgjykimi ka hyrë në fuqi më 25 mars, afati ka filluar të rrjedhë nga 26 marsi. Si rrjedhojë, dita e 34-të përfundon nesër në mesnatë.




