Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar ndaj debatit për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se procesi nuk vendoset me nënshkrime, por me vota në Kuvend.
Ai ka pyetur nëse ekzistojnë 66 vota për Vjosa Osmanin, duke shtuar se “votat e zgjedhin presidentin, jo nënshkrimet”.
Rukiqi gjithashtu ka deklaruar se LDK ka vota të garantuara në Kuvend dhe ka ironizuar me debatin politik rreth procedurave të zgjedhjes së presidentit.




