Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, i ka bërë thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës që të përcaktojë kandidatin e saj për president dhe të dorëzojë nënshkrimet përkatëse.
Ajo ka kërkuar qartësi nga LDK-ja para seancës së fundit të Kuvendit, duke pyetur se kush është kandidati zyrtar për këtë post dhe duke theksuar se Vetëvendosje është duke pritur përgjigje konkrete nga opozita.




