Ish-inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani, ka theksuar se shteti duhet të jetë funksional dhe stabil.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se angazhimi i qytetarëve dhe institucioneve është i domosdoshëm për të sjellë ndryshime në vend, jo vetëm në aspektin e emrave politikë, por edhe në kulturën politike.
Ramadani ka vlerësuar se ndryshimi është i domosdoshëm dhe se duhet të fokusohet në forcimin e shtetit si tërësi, e jo në individë të veçantë.




