Profesori Artan Nimani ka vlerësuar se zhgënjimi i qytetarëve mund të ndikojë në një pjesëmarrje më të ulët në zgjedhjet e ardhshme.
Sipas tij, një situatë e tillë mund ta favorizojë Partinë Demokratike të Kosovës, e cila, siç tha, ka treguar më shumë stabilitet.
Nimani theksoi se rikthimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit do të sillte një frymë të re në skenën politike.
Ai përmendi edhe rritjen e mobilizimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në periudhën e fundit.




