Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përkujtoi Ismet Jashari, komandant Kumanovën, në përvjetorin e rënies.
“Në 27-vjetorin e rënies, kujtojmë prijësin e strategun Ismet Jashari – Kumanova dhe nderojmë të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut, që me krenari mbajti emrin e komandant Kumanovës”… – shkroi Haradinaj.
Ai tutje shtoi se janë të paharruar në kujtimin e brezave.
”Të paharruar në kujtimin e brezave. Lavdi!” – përfundoi Haradinaj.





