Dje janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së dytë në Super Ligën e Kosovës në futboll, .
Prishtina priti Llapin në kryeqytet ku e mposhti me rezultat 3-0, me gola nga Ilievski dhe dy penalti të tjera të realizuara nga Ahmeti dhe Veliu.
Në Suharekë u zhvillua loja mes Ballkanit dhe Malishevës ku mbeti barazim, Malisheva doli në epërsi fillimisht me golin e Aliut në minutën e 11-të, ndërkaq në pjesën e dytë Ballkani barazoi me golin e Giovannit në minutën e 62-të.
Ndërkaq klubi I sapoinkuadruar në Super Ligë, Prishtina e re, pësoi humbje në shtëpi nga Ferizaj si rezultat I autogolit të Prencit.
Ndërsa fitore shënoi Dukagjini ku mposhti në shtëpi Gjilanin me rezultat 2-0.
Pas xhiros së dytë, tabela duket kështu, me Drenicën dhe Dritën që është shtyrë ndeshja e kësaj xhiroje.





