Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se ekziston një dakordancë e gjerë mes partive politike që zgjedhjet të mbahen më 7 qershor. Ai tha se, edhe pse AAK nuk kishte preferencë të veçantë, është pajtuar me këtë datë që duket të ketë mbështetje të gjerë.
Gjini gjithashtu bëri të ditur se është propozuar për kandidat për kryeministër dhe bartës të listës nga AAK, ndërsa vendimi përfundimtar pritet nga Këshilli Drejtues i partisë. Ai e cilësoi procesin zgjedhor si një mundësi për stabilitet dhe zhvillim të vendit./EO/




