Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka deklaruar se lufta me Iranin ka përfunduar, duke argumentuar se armëpushimi ka ndërprerë afatin 60-ditor që kërkon miratimin e Kongresit për vazhdimin e operacioneve ushtarake.
Sipas një përfaqësuesi qeveritar, që nga fillimi i prillit nuk ka pasur përplasje mes forcave amerikane dhe Iranit, çka e bën të pavlefshëm vazhdimin e numërimit të këtij afati, i përcaktuar nga War Powers Resolution.
Edhe sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka theksuar se armëpushimi i jep mundësi administratës të rifillojë operacionet në çdo moment pa pasur nevojë për votim të ri.
Ndërkohë, nga ana tjetër, zyrtarë të Gardës Revolucionare Iraniane kanë paralajmëruar sulme të ashpra ndaj bazave dhe anijeve amerikane në rajon, në rast të ndonjë veprimi të ri ushtarak nga SHBA.




