Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohje për kongresmenët amerikanë që kanë iniciuar një rezolutë në mbështetje të integrimit të Kosovës në NATO.
Ajo theksoi se liria e Kosovës është ndërtuar në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë është një forcë mbrojtëse e ndërveprueshme me NATO-n.
Sipas Osmanit, anëtarësimi i Kosovës në NATO është një angazhim strategjik i përbashkët që kontribuon në paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.




