Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti për 1 Majin, duke vënë në dyshim përkushtimin e Qeverisë ndaj punëtorëve.
Sipas tij, përfitimet konkrete për punëtorët janë të kufizuara, duke përmendur përjashtimin e një numri të madh të punëtorëve të sektorit privat nga paga e 13-të.
Muharremi shtoi se qasja e institucioneve ndaj bizneseve dhe sektorit privat është jo mbështetëse, ndërsa kritikoi edhe mungesën e dialogut social dhe bashkëpunimit me sindikatat.




