Vlora Çitaku, deputete e Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj emërimeve të fundit të bëra nga kryeministri në detyrë Albin Kurti në pozitat e zëvendësministrave.
Ajo ka theksuar se këto veprime nuk përfaqësojnë funksionim normal institucional, duke i cilësuar si shprehje të një “mentaliteti abuzues ndaj shtetit”. Sipas saj, vendimet e tilla dëmtojnë standardet demokratike dhe funksionimin e rregullt të institucioneve.
Në reagimin e saj, Çitaku ka ngritur shqetësimin se në rrethanat aktuale, mënyra e ushtrimit të pushtetit po devijon nga praktikat e duhura institucionale.




