Në ndeshjen e javës së 32-të në Bundesliga mes Hoffenheimit dhe Stuttgartit, nga minuta e parë do të luajnë tre futbollistët kosovarë: Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.
Hoffenheimi aktualisht ndodhet në vendin e pestë me 57 pikë dhe me fitore mund të afrohet në zonën e Ligës së Kampionëve.




