Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar masakrën e Studimes të 2 majit 1999, ku forcat serbe vranë 116 civilë shqiptarë brenda dy orësh.
Ai theksoi se krimet nuk harrohen dhe drejtësia për viktimat mbetet e domosdoshme.
Kurti përmendi edhe dënimet e dhëna për disa nga përgjegjësit, por i cilësoi ato të pamjaftueshme përballë përmasës së krimit.
Ai u bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare që drejtësia të vihet plotësisht në vend.




