Ish-deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka fajësuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për krizën politike dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja, duke thënë se ai po krijon vazhdimisht situata të paqëndrueshme politike.
Në një intervistë për EkonomiaOnline, Behrami tha se Kurti po shmang përgjegjësinë ndërkombëtare dhe po përdor pushtetin për përfitime politike, ndërsa e akuzoi për mosgatishmëri për dialog dhe kompromis me partitë e tjera./EO/
Ai kritikoi edhe qasjen e Kurtit në procesin e zgjedhjes së presidentit, duke e quajtur jo serioze dhe pjesë të një strategjie politike.
Sipas tij, vendi po shkon në zgjedhje si pasojë e mungesës së vullnetit për marrëveshje politike.




